Futbollisti i Kombëtares kërkon lirimin e Albin Kurtit
Futbollisti kosovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani, i cili luan ne kampionatin kroat, ka kërkuar lirimin e Albin Kurtit.

Sport
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetarëve për vendimet që mund t’i bëjnë ata që udhëheqin një shtet. Por, dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përshëndetje.
Edhe pse mua nuk me përket te flas për këtë temë por e ndjeva ti them këto fjalë për vendin tim te lindjes.
Në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetareve për vendimet qe mund ti bëjnë ata qe udhëheqin një shtet ,protesta pa dhune dhe mendimin qe mund te ndryshojnë diçka ne vendimet e pushtetarëve, sepse vete këta qytetare i votuan qe te na perfaqesojne sa me mire.
Por dhuna ndaj qytetareve qe protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme. Gjithashtu arrestimi i politikaneve qe nuk janë ne pozite nuk është i pranueshëm sepse edhe ata e perfaqesojne popullin.
DREJTESIA DO TRIUMFOJE.
Lirojeni ALBIN KURTIN dhe te gjithë ata qe do na perfaqesojne ne te ardhmen.