Futbollisti i klubit francez kërcënon me vetëvrasje nga ura, policia në vendngjarje

Lajmi tronditës vjen nga Franca, futbollisti i Nice, Alexis Beka Beka kërcënon me vetëvrasje, transmeton lajmi.net. Mediat franceze raportojnë se është duke qëndruar në një urë, në autostradë, për këtë arsye korsia e djathtë është mbyllur. Shërbimet e urgjencës po tentojnë ta arrestojnë për tentativë vetëvrasjeje dhe klubi i tij ka dërguar në vendngjarje një…

Sport

29/09/2023 12:30

Lajmi tronditës vjen nga Franca, futbollisti i Nice, Alexis Beka Beka kërcënon me vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

Mediat franceze raportojnë se është duke qëndruar në një urë, në autostradë, për këtë arsye korsia e djathtë është mbyllur.

Shërbimet e urgjencës po tentojnë ta arrestojnë për tentativë vetëvrasjeje dhe klubi i tij ka dërguar në vendngjarje një psikolog.

Për shkak të dramës, kishte një turmë prej pesë kilometrash dhe po rritet çdo minutë.

Nice ka anuluar të gjitha aktivitetet mediatike për ditën e sotme dhe supozohet se të dielën nuk do ta luajë ndeshjen e xhiros së 7-të kundër Brestit./Lajmi.net/