Futbollisti i Barcelonës transferohet në Serbi

David Babunski i ka thënë lamtumirë klubit të Barcelonës.

Sport

26/01/2016 16:36

“Sport.es” e ka zyrtarizuar transferimin e Babunskit në elitën e futbollit serb te Crvena Zvezda.

Ai iu ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës B të Barcelonës pas fitores në derbin lokal kundër Espanyolit, përcjellë “Lajmi.net”.

Babunski shihej si një talent shumë premtues në Barcelonë, mirëpo në futboll gjërat dinë të shkojnë në mënyrë të paparashikuar shpesh herë.