Futbollistët që janë shkatërruar pas largimit nga fusha

Futbolli sot është një ndër veprimtaritë që sjellë të ardhura të mëdha për futbollistët.

Sport

20/07/2019 09:05

Futbollistë të shumtë sot paguhen miliona euro, nga skuadrat e mëdha evropiane.

Në të kaluarën, ka pasur shumë lojtarë që pavarësisht fitimeve të mëdha gjatë karrierës, kanë falimentuar pas pensionimit, shkaku i veseve të tyre jo të mira dhe investimeve të dështuara, shkruan lajmi.net.

Se cilët lojtar kanë dështuar pas pensionimit, mund t’i gjeni në pjesën e mëposhtme:

GEORGE BEST

“Kam shpenzuar shumë para për alkoolin, femrat dhe makinat e shpejta, kam humbur pasurinë”. Nuk ka frazë më të mirë që përshkruan jetën personale të Geroge Best, i cili pavarësisht se ishte një simbol i vërtetë i historisë së futbollit, në jetën e tij private kishte probleme të mëdha financiare.

Garrincha

Futbollist brazilian, i varur nga alkooli dhe duhani. Vdiq në vitin 1983 në moshën 49 vjeçare shkaku i konsumimit të alkoolit.

JULI ALBERTO

Pas pensionimit nga futbolli në vitin 1993, ai pa veten pa punë, pa miq dhe pa para. Ai filloi të kishte kontakte me drogën, ndërsa në vitin 1998 u arrestua në Barcelonë, pas vjedhjes së parave në lokalin ku punonte.

PAUL GASCOIGNE

Ish mesfushori anglez, ka pranuar se ishte i varur nga alkooli. Ai humbi të gjitha paratë në veset e tij jo të mira.

Christian Vieri

Humbi të gjithë pasurinë e tij në investime të këqija, vese dhe poker.

Ailton

Ishte një kampion i Bundesligës me Werder Bremen. I njohur si një administrator i keq, një sërë investimesh i shkuan keq, dhe e lanë të falimentuar.

Andy van Der Meyde

Holandezi përfundoi karrierën në moshën 31 vjeçare. Ai kishte probleme familjare dhe ishte i varur nga droga dhe alkooli, gjë që çoi në rrënimin e tij.

Andreas Brehme

Hera e fundit që punoi si asistent te Stuttgar ishte më shumë se dhjetë vjet më parë. Mbrojtësi legjendar më vonë mori një ofertë për të pastruar tualetet për të dalë nga varfëria.

Zamorano

Ish lojtar i Real Madrid, Sevillas dhe Interit, ka pranuar se ka probleme serioze ekonomike shkaku i investimeve të këqija.

/Lajmi.net/