Futbollistët më të urryer

Janë secili më yll se tjetri, por së bashku gjenden edhe në një kategori tjetër, atë të futbollistëve më të urryer në botë. Në renditjen Top 10, pozita e parë është e rezervuar për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez.

Sport

02/11/2013 14:40

Edhe pse janë yje, futbollistë shumë të rëndësishëm në skuadrat përkatëse, kjo nuk do të thotë se nuk janë të urryer.

Revista Bleacher Report ka publikuar renditjen e dhjetë futbollistëve më të urryer dhe në të përfshihen shumë emra të njohur, madje disa prej futbollistëve më të mirë në botë.

Top 10 fillon me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic kurse në krye të saj gjendet ylli i Liverpoolit, Luis Suarez, shpeshherë i akuzuar për simulime, dhe veprime të ashpra në dëm të një kundërshtari.

Madje, reprezentuesi uruguaian së fundmi u rikthye nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas një kafshimi ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic.

Në renditje kanë zënë vend edhe futbollistë të tjerë të njohur si Ashley Cole, John Terry, Pepe e Sergio Busquets.

Top 10 futbollistët më të urryer:

1) Luis Suarez (Liverpool)

2) John Terry (Chelsea)

3) Joey Barton (Olympique Marseille)

4) El Hadji Diouf (Leeds)

5) Ashley Cole (Chelsea)

6) Emre (Fenerbahce)

7) Pepe (Real Madrid)

8) Sergio Busquets (Barcelona)

9) Mario Balotelli (Milan)

10) Zlatan Ibrahimovic (PSG)