Futbollistët e Milanit me fanella në mbështetje të Kjaer

Skuadra italiane pas pak do të zhvillojë duelin e radhës në Serie A.

Sport

04/12/2021 14:52

Milani do të takohet me Salernitanan nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Një mungesë e madhe e Rossonerëve për këtë sfidë padyshim që do të jetë Simon Kjaer.

Kjaer u lëndua në ndeshjen kundër Genoas, dhe ky sezon për të ka përfunduar pasi do të jetë jashtë fushave për rreth 6 muaj.

Bashkëlojtarët e tij i kanë dalur në ndihmë danezit, duke e mbështetur atë me disa fanella të veshura para ndeshjes me mbishkrimin “Forza Simon”.

Në vend të danezit, pritet që Milani të transferojë një mbrojtës qendrorë në afatin kalimtar të janarit. /Lajmi.net/