Futbollistët e Milanit bëjnë diçka pozitive me Gattuson

"Tuttosport" raporton se "Rossonerët" janë duke vrapuar më shumë në fushë nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

Sport

20/12/2017 12:08

Milan prapë ka shënuar një përmirësim me trajnerin e ri, Gennaro Gattuso.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Rossonerët” janë duke vrapuar më shumë në fushë nën drejtimin e Gattusos.

Nga pozita e parafundit në Serie A për numrin e kilometrave të kaluara, Milan tani është ngjitur në pesë ekipet që vrapojnë më së tepërmi në elitën e futbollit italian. /Lajmi.net/