Futbollistët e Gjilanit testohen për Covid-19, nuk ka të infektuar

Gjilani ka testuar për Covid-19 disa prej futbollistëve të skuadrës.

Sport

21/05/2020 19:12

Shtatë anëtar të SC Gjilani janë testuar për koronavirus, dhe për rezultatet e tyre ka njoftuar faqja zyrtare e Gjilanit.

Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoard Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu (lojtarë) dhe kryetrajneri Gentian Mezani janë ata që iu kanë nënshtruar testeve.

Testet i ka kryer IKSHPK dhe të gjitha rezultatet kanë dalë negative.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të SC Gjilani.

NJOFTIM

Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.

Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbërt futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyrë.

Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç.

SC Gjilani
Gjilan, 21 Maj 2020