Futbollistët duhanpirës
Jack Wilshere nervozoi menaxherin e tij të Arsenalit, Arsene Wenger kur u fotografua duke tymosur një cigare jashtë një klubi të natës në Londër, pas ndeshjes kundër Napolit në Ligën e Kampionëve. Por, ylli anglez nuk është as i pari e me siguri as i fundit që zihet me cigare. Shumë ikona të kaluara të…

Sport
Jack Wilshere nervozoi menaxherin e tij të Arsenalit, Arsene Wenger kur u fotografua duke tymosur një cigare jashtë një klubi të natës në Londër, pas ndeshjes kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
Por, ylli anglez nuk është as i pari e me siguri as i fundit që zihet me cigare. Shumë ikona të kaluara të futbollit, por edhe yje të sotmes e tymosin “ndonjë”.
Në mesin e lojtarëve më të famshëm duhanpirës, Soccer Debate ka publikuar një top 10 të tyre.
1) Socrates: Dy paqeta në dytë për yllin e futbollit brazilian që nuk jeton më.
2) Vialli: Edhe sot ish futbollisti i Juventusit dhe Chelseas nuk e fsheh dashurinë e tij për cigare.
3) Cruyff: Holandezi konsumonte deri në 20 cigare në ditë.
4) Prosinecki: Ylli i futbollit kroat nga vitet e 90-ta, i ‘fshinte’ dy paqeta cigare në ditë.
5) Barthez: Portier francez për të cilin Ferguson pati deklaruar: “Ai thotë se jo, por e di se e tymos”.
6) Zidane: Tymosi cigare edhe para gjysmëfinales kundër Portugalisë në Kampionatin botëror 2006.
7) Ardiles: 40 cigare në ditë.
8) Bernatov: Sulmuesi bullgar deklaroi: “Cigarja më bënë të mendoj se jam më joshës”.
9) Rooney: I zënë shumë herë me cigare në gojë.
10) Balotelli: Si mund të mungonte, sulmuesi italian ka leje nga klubi të tymos dy cigare në ditë.