Futbolli në zi: Vdes ish-gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i famshëm shqiptar, Shinasi Berisha.

Sport

10/04/2019 12:54

Ky i fundit kohët e fundit ka luftuar me sëmundjen e “Parkinsonit” derisa në orët e para të 10 prillit ka ndërruar jetë.

Duhet theksuar se ai ishte gjyqtari i parë i Federatës Botërore të Futbollit nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.

Theksojmë se i ndjeri për disa vite ka punuar edhe si analistë i rasteve të kontestuara në futbollin kosovar dhe ndërkomëtar.

Berisha pritet të varroset sot derisa detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Ndryshe, ai është edhe baba i aktorit dhe regjisorit prishtinas, Fatos Berisha, i cili është një ndër themeluesit e festivalit të filmit “Pri Film Fest”. /Lajmi.net/