Futbolli kosovar në zi: Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës

Futbolli kosovar ka marrë një lajm të hidhur.

Sport

14/03/2019 16:27

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.

Ish-lojtari i skuadrës kryeqytetase kishte luajtur më për shumë se 15 vite në futbollin kosovar, shkruan lajmi.net.

Dallku së bashku me Prishtinën  kishin arritur në majat e futbollit në kohën e Jugosllavisë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina i ka shprehur ngushëllim familjes Dallku, me një postim në faqen zyrtare të tyre. /Lajmi.net/