Futbolli italian në zi, tifozi vdes në tribuna gjatë ndeshjes së Serie A

Futbolli italian është në zi.

Sport

16/03/2019 11:16

Në ndeshjen e zhvilluar të premten mes Cagliarit dhe Fiorentina, një tifoz ka gjetur vdekjen në tribuna, pas një ataku në zemër.

Tifozi i kujtuar Daniele Atzori, 45 vjeçar, ka vdekur në tribuna gjatë ndeshjes Cagliari – Fiorentina.

Mediet në Itali raportojnë se pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve mjekësore, ka qenë e pamundur që tifozi të kthehet në jetë.

Kujtojmë se Cagliari e ka fituar përballjen ndaj Fiorentinës me rezultat 2:1./Lajmi.net/