Fushatë kundër Messit

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas është ankuar se ekziston një fushatë kundër gjigantit katalan dhe Lionel Messit nga mediat e krahut të Madridit. Babai i Messit ishte në qendër të njoftimeve të pakonfirmuara gjatë verës kur raportohej se ka lidhje me një rrjet kriminal, por Fabregas beson se njoftime të tilla janë thjesht propagandë e…

Sport

19/12/2013 08:15

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas është ankuar se ekziston një fushatë kundër gjigantit katalan dhe Lionel Messit nga mediat e krahut të Madridit.

Babai i Messit ishte në qendër të njoftimeve të pakonfirmuara gjatë verës kur raportohej se ka lidhje me një rrjet kriminal, por Fabregas beson se njoftime të tilla janë thjesht propagandë e planifikuar për të shqetësuar Barcelonën dhe sulmuesin argjentinas.

“Diqka po ndodhë”, deklaroi Fabregas për emisionin sportiv Jugones në televizionin La Sexta.

“Ka njerëz që e shfrytëzojnë rastin për të thënë gjëra që nuk duhet, pa asnjë dëshmi. Pas gjashtë vjetësh me lëvdata, njerëzit kanë filluar të mërziten dhe kërkojnë diqka tjetër, sikur duhet të ndodhë një ndryshim tek ajo se kush është më i miri. Por, Leo është më i miri, ai flet në fushë, dhe aty e tregon më të mirën e tij”, u shpreh ai.