Fushata për UNESCO i bashkoi qytetarët e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se pavarësisht mospranimit të Kosovës në UNESCO, beteja për anëtarësim në këtë organizatë do të ketë impakt pozitiv për Kosovën.

Lajme

11/11/2015 07:48

Ndonëse rezultati nuk qenë i dëshiruar, ai ka vlerësuar se Kosova e ka përforcuar rrjetin e miqësisë si dhe ka krijuar kanale të reja të komunikimit.

Edhe pse Serbia ka bërë fushatë agresive për ta penguar Kosovën të bëhet pjesë e UNESCO-s, Selimi ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se procesi i integrimeve euroatlantike nuk mund të ndalet. Megjithatë, ai ka thënë se duhet të bisedohet sinqerisht me Brukselin rreth fushatës agresive dhe raciste të Serbisë.