‘Fushata’ për liberalizimin e vizave: Ministri Çollaku udhëton për në Lituani

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku udhëton sot për në Lituani, ku do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të këtij shteti me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe marrjes së përkrahjes për avancimin e prioriteteve të agjendës evropiane të Kosovës.

Lajme

07/06/2015 13:38

Ministri Çollaku do të pritet nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, me të cilën do të flas ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore.

Vizita zyrtare në Lituani është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.