Fusha e rënduar ishte ndër faktorët që Drita nuk fitoi te Malisheva, thotë trajneri Thaqi
Drita është ndalur me barazim nga Malisheva në takimin e vlefshëm për javën e 26-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë u mbyll pa gola 0:0, shkruan lajmi.net. Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi pas ndeshjes u ankua në fushën e rënduar. “Fusha ishte më e…

Sport
Drita është ndalur me barazim nga Malisheva në takimin e vlefshëm për javën e 26-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë u mbyll pa gola 0:0, shkruan lajmi.net.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi pas ndeshjes u ankua në fushën e rënduar.
“Fusha ishte më e rënduar se që ishte më parë. Normalisht edhe ndeshjet kur luan me skuadra që luftojnë për ekzistencë, si sot me Malishevën, është e vështirë. Neve na duhet të punojmë në të ardhmen me më shumë vullnet, punë e karakter, në mënyrë që të arrijmë fitoret”, ka thënë Thaqi për Art Sport.
Me këtë rezultat “Intelektualët” rrezikojnë vendin e parë, pasi tani kanë vetëm dy pikë para Ballkanit (50), kurse Malisheva shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e shtatë./Lajmi.net/