Fury – Wilder, ja kur mund të zhvillohet revanshi

Tyson Fury mund të luftojë me Deontay Wilder në një periudhë më të shpejtë se sa që mendohej më parë.

Sport

20/06/2019 09:21

‘Gypsy King’ bëri një përshtypje të madhe në audiencën amerikane të ESPN në debutimin e tij fundjavën e kaluar, kur ai nokautoi Tom Schwarz në raundin e dytë dhe dha një shfaqje fantastike në Las Vegas.

Ai kishte planifikuar të ndeshej me dikë tjetër në shtator apo tetor dhe do të takohej me Wilderin në vitin 2020, por ato plane tani mund të ndryshojnë, transmeton lajmi.net.

Wilder është planifikuar të përballet me Luis Ortiz në një rimeç më vonë këtë vit, por Bobo Arum, bashkë-promotor i Furyz ka hedhur poshtë idenë se njeriu i tij dhe ‘Bronze Bomber’ nuk mund të ndeshen në një të ardhmen të afërt.

“Unë mendoj se ne duhet të shohim situatën. Do të jetë te ESPN dhe FOX. Ndoshta shkojmë drejtë e në luftë tani”, tha ai për NBC Sports.

”Ndjeva që më duheshin dy luftime me Tyson Fury, në mënyrë që publiku ta merrte vesh dhe të kuptonte se çfarë është një atlet dhe argëtues fenomenal”.

”Por për shkak se ESPN bëri një punë kaq madhështore për të na ndihmuar të promovojmë këtë luftë të fundit me Schwarz, ndoshta ne mund ta bëjmë tani luftën me Wilder, por kjo do të varet sërish nga ajo se si ndihet pala tjetër për këtë”, potencoi ai, duke paralajmëruar se ndeshja mund të zhvillohet këtë vit. /Lajmi.net/