Fury tmerron kundërshtarët me videon e fundit, duket në super – formë

Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, ka publikuar një video që po tmerron kundërshtaret e tij.

Sport

13/06/2019 21:44

Në prag të ndeshjes me Tom Schwarz, Fury duket në super formë, dhe nuk pritet të ketë probleme në këtë duel.

‘Gypsy King’ së fundmi ka postuar një video në rrjetin e tij social ‘Twitter’, ku shihet duke punuar me trajnerin e tij.

Britaniku duket shumë në formë, duke treguar lëvizje të shpejta, me goditje dhe shmangie ‘supersonike’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon e publikuar nga ‘Gypsy Kign’. Schwarz do të tmerrohet nga këto pamje. /Lajmi.net/