Fury premton edhe më shumë nga vetja

Tyson Fury e mposhti Wladimir Klitschkon për tu shpallur kampion i botës në kategorinë e rëndë në verzionet WBO, IBF dhe WBA.

Sport

29/11/2015 21:26

Përkundër triumfit ndaj Klitschkos, Fury ka deklaruar se publiku nuk e ka parë më të mirën e tij dhe se ai e fitoi meçin ndaj ukrainasit me vetëm 65% të forcës.

“Mendoj që ju e keni parë vetëm 65% të asaj se çfarë jam në gjendje ta bëjë”, tha Fury, transmeton BBC Sport.

“Kjo nuk ishte paraqitja ime më e mirë. Mund të ngritem në një nivel tjetër”, shtoi britanezi.

Ai theksoi se edhe po të ushtronte Klitschko për 10 vite nuk do ta fitonte ndaj tij.