Fury nuk i frikësohet Wilder, thotë se kundërshtarët e tij nuk ishin të denjë

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballën më 1 dhjetor, në Las Vegas.

Sport

12/11/2018 19:21

Kjo ndeshje po pritet me padurim nga të gjithë adhuruesit e sporteve luftarake, anë e mbanë botës.

Para këtij dueli, Fury ka analizuar gjashtë kundërshtarët e fundit të amerikanit.

“Gjashtë ndeshjet e tij të fundit janë ato që kanë rëndësi” ka thënë Fury për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

 Komentet e Tyson Fury për kundërshtarët e Deontay Wilder:

“Stiverne, bën pjesë në kategorinë super të rëndë, por ishte i vogël, i vjetër dhe i mbaruar”.

“Duhaupas, francezi që nuk ka aftësi por prap se prap mundohet shumë dhe Wilder nuk e lëndoi asnjëherë gjatë duelit.”

“Eric Molina, mësues shkolle që kishte fat, i morri nëntë raunde për ta mposhtur.”

“Artur Szpilka, ka humbur të gjitha ndeshjet me nokaute dhe me pak lëvizje i solli vështirësi.”

“Gerald Washington, një lojtari futbolli amerikan, që ka goditje të fortë, i solli shumë telashe për pesë raunde.”

“Dhe në fund ishte Luis Ortiz, që duke lënë anash moshën e tij, ishte fenomenal. Por, duhet kujtuar që koha mund të gjithë”, ishin komentet e Fury për kundërshtarët e Wilder.

Duket se Fury nuk është aspak I impresionuar me boksierin amerikan. Ai duket tejet optimist para sfidës së madhe. /Lajmi.net/