Fury nuk donte të përballej me Wallin, këto ishin pesë dëshirat e ‘Gypsy King’

Më herët gjatë këtij muaji është konfirmuar se Tyson Fury do të rikthehet në ring në muajin shtator, për duelin me Otto Wallin.

Sport

12/08/2019 23:23

Tyson Fury dhe menaxhmenti i tij kishin provuar që të aranzhonin një duel me kundërshtar tjetër, por nga pesë dëshirat e tyre, nuk kishin arritur marrëveshje.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i britanikut, Ben Davison, i cili ka treguar edhe emrat e pesë boksierëve me të cilët Fury donte të përballej.

“Kubrat Pulev, Alexander Povetkin, Jarrell Miller, Trevor Bryan e Adam Kownacki ishin ata që Fury donte t’i kishte përballë, por është shumë e vështirë” ka thënë Davison, transmeton lajmi.net.

Fury do ta zhvillojë edhe duelin e radhës në Las Vegas, para publikut amerikan, ku më herët kishte mposhtur gjermanin Tom Schwarz. /Lajmi.net/