Fury fiton duelin por dërgohet në spital, merr plagë të rënda nga Wallin

Tyson Fury ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në Las Vegas.

Sport

15/09/2019 08:29

Në ringun amerikan, Fury ishte vënë përballë Otto Wallin, në ndjekje të fitores së radhës, fitore të cilën edhe e arriti.

Gjatë duelit të cilin e fitoi vetëm pas 12 raundeve, Fury ka pësuar edhe disa goditje të forta nga kundërshtari suedez.

Një nga goditjet i shkaktoi edhe të çara në fytyrë, duke ia vështirësuar jashtëzakonisht shumë duelin.

https://twitter.com/Ta1jaNx/status/1173098292449857537?s=20

Sipas ‘BT Sport’, boksieri britanik është dërguar në spital, menjëherë pas duelit, si pasojë e dëmtimeve të marra në duel.

Më poshtë mund të shihni një foto se si dukej Fury pas duelit. /Lajmi.net/