Fury fiton 12 mijë funte, dha një parashikim interesant

Tyson Fury fitoi 12,000 funte pasi Joe Joyce të shtunën nokautoi në raundin e tretë Aleksandrit Ustinov.

Sport

21/05/2019 09:46

Fury ishte në publik në stadiumin Lamex të Stevenage, përpara ndeshjes së tij kundër Tom Schwarz në Las Vegas më 15 qershor, përcjell lajmi.net.

Sipas Oddschecker, kuota e Joyce për të fituar në raundin e tretë i solli 12 mijë funte boksierit Tyson Fury, i cili parashikoi një gjë të tillë.

Ky ishte nokauti i nëntë i njëpasnjëshëm për boksierin e lindur në Wandsworth, i cili mori një medalje të argjendtë në divizionin e peshave të rënda në Rio 2016.

Me Fury, Deontay Wilder dhe Anthony Joshua që do luftojnë mes vete, Joyce beson se ka një mundësi të artë për të qenë në krye në peshat e rënda. /Lajmi.net/