Fury e hedh titullin në tualet (FOTO)

Pasi ka mësuar këtë lajm, Fury ka bërë një veprim të “çmendur” duke hedhur rripin e titullit IBF në një vend jo të mirë.

Sport

10/12/2015 14:15

Tyson Fury ka mbetur pa titullin IBF pasi Wladimir Klitschko kërkoi të riluhej ndeshja me kampionin e ri të peshave të rënda në boks.

Federata ndërkombëtare e boksit ia ka hequr rripin IBF boksierit britanik, Tyson Fury, pasi ky i fundit nuk e organizoi ndeshjen ndaj Vyacheslav Glazkov.

Në vend të këtij dueli, boksieri 27-vjeçar do të ketë ndeshjen me ish-kampionin e botës, Klitschkon. Fury mbajti titullin IBF vetëm dy javë pasi mposhti Klitschkon, teksa tashmë i mbeten titujt WBA, WBO dhe IBO, përcjell “Albeu.com”.

Pasi ka mësuar këtë lajm, Fury ka bërë një veprim të “çmendur” duke hedhur rripin e titullit IBF në një vend jo të mirë.