Fury do të kthehet për një tjetër duel në WWE – pritet përballje gjigantësh

Tyson Fury po planifikon që të kthehet për ndeshjen e dytë në Wrestling.

Sport

12/01/2020 12:31

Mbrëmja e Wrestlemania 36 pritet të jetë spektakolare, pasi aty pritet të jetë edhe ylli britanik i boksit, Tyson Fury.

‘Gypsy King’ pret që ndeshja e radhës pas duelit me Deontay Wilder të jetë në WWE, në muajin prill, përcjell lajmi.net.

Fury pritet të përballet me Brock Lesnar, në një që do të ishte përballje titanësh.

Dueli mes dy yjeve të ringut pritet të zhvillohet më 5 prill. Akoma asgjë nuk është konfirmuar. /Lajmi.net/