Fury befason me fjalët për fenë

Boksieri kampion në kategorinë e rëndë, Tyson Fury ka dhënë mendimin e tij rreth debatit të ngritur së fundmi në lidhje me fenë.

Sport

10/12/2015 19:21

Tyson Fury ka dhënë mendimin e tij rreth debatit të ngritur së fundmi në lidhje me fenë.

Boksieri britanik që befasoi Wladimir Klitschkon duke i rrëmbyer titujt e kampionit në kategorinë e rëndë ka thënë se të gjithë janë të barabartë.

Madje, ai ka njoftuar se në ekipin e tij ka angazhuar persona të feve të ndryshme.

“Në ekip kam edhe persona nga Xhamajka, pakistanez, indianë, krishterë dhe mysliman”, deklaroi Fury për “Sky Sports News”, përcjell “Lajmi.net”.

“Të gjithë jemi të barabartë. Pse askush nuk e thotë këtë”, u shpreh ai.