Furra në Suharekë i liron nga pagesa nevojtarët: Janë të lirë me marrë sa të kanë nevojë

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, sot ka shkuar në qytetin e Suharekës tek një furrë e veçantë, që njerëzve me nevojë i jep bukë falas me aq sa kanë nevojë. Bëhet fjalë për furrën “Aurora”, ku pronari i kësaj furre ka rrëfyer se si i’u jep njerëzve në nevojë bukë. Ai thotë se njerëzit kur…

Lifestyle

15/03/2024 17:32

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, sot ka shkuar në qytetin e Suharekës tek një furrë e veçantë, që njerëzve me nevojë i jep bukë falas me aq sa kanë nevojë.

Bëhet fjalë për furrën “Aurora”, ku pronari i kësaj furre ka rrëfyer se si i’u jep njerëzve në nevojë bukë.

Ai thotë se njerëzit kur janë në nevojë nuk duhet ti kërkosh të holla për të marrë diçka, por duhet që vullnetarisht ta japë mallin e tij (fjala për ushqime dhe gjësende tjera).

Tutje ai tregon se vetë ka qenë nevojtarë, dhe kur i sheh që ka ende njerëz që janë në nevojë, ai menjëherë i jep aq sa ju duhet atyre për tu ushqyer. /Lajmi.net/

Më poshtë e keni videon e plotë: