Fuqia e natyrës: Ja si i “lëshon” toka papritmas këta dy njerëz

Momenti kur dy qytetarë kinez papritmas "gëlltiten" nga një gropë e krijuar në një rrugë në Kinë është kapur nga kamerat e sigurisë.

Fun

28/07/2020 16:24

Pamjet shokuese tregojnë dy banore duke ecur në trotuar në një rrugë kryesore, përpara se të binin në një gropë të thellë të krijuar papritmas. Ngjarja ka ndodhur në Chongqing të Kinës, sipas tabloidit britanik Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Që të dyja gratë i shpëtuan aksidentit me lëndime të vogla, pasi që u shpëtuan nga zjarrëfikësit lokal, sipas medieve kineze.

Zyrtarët besojnë se çarja e rrugës ndodhi si rezultat i rrëshqitjes së dheut, së cilës i kishin paraprirë shirat e dendur në rajon.

Organet kompetente kanë hapur hetim për gjykimin e mëtutjeshëm të rastit, bënë me dije tutje mediet shtetërore kineze. /Lajmi.net/