Fuqia e medias, Arbana njofton se është arrestuar personi që e denoncoi e ftuara në programin e saj

Arbana tregoi se fuqia e medieve është e madhe.

ShowBiz

06/06/2020 14:07

Pas rastit të përdhunimit të një 15-vjeçareje në Tiranë, shumë viktima të tjera janë inkurajuar t’i dënojnë rastet e tilla, shkruan lajmi.net.

Moderatorja Arbana Osmani kishte ftuar në emisionin e saj një vajzë, e cila rrëfen për rastin e abuzimit ndaj saj.

Ende pa dalë emisioni i saj është parë efekti i deklaratës së viktimës, ngase personi që e denoncoi tashmë është arrestuar.

“Pse duhen denoncuar abuzimet ne media? Qe te kapen dhunuesit pas 5 vitesh!!! Sapo me njoftuan qe pak me pare edhe arrestuar polici qe Adriana denoncoi ne program (e me pas ne komisariat) i cili ka abuzuar me te. Jam shume krenare per ty Adriana dhe jam shume e lumtur qe programi sherbeu qe me ne fund ti te kesh fale emisionit “Dua te te bej te lumtur” drejtesin qe meriton!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/