Fundoset një person në liqenin e Batllavës

Një person ka humbur jetën në liqenin e Batllavës.

Lajme

25/08/2019 17:14

Një person është fundosur në liqenin e Batllavës pasditen e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti.

Ajo ka thënë se, për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë. /Lajmi.net/