Fundjavë e vështirë për Man Utd, shumë lehtë mund të përfundojë në vendin e 18-të

Manchester United mund të bie në zonën e rënies rrezikimit të rënies nga liga nëse të dielën munden nga Liverpool, dhe rezultatet tjera shkojnë kundër tyre.

Sport

18/10/2019 23:30

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një start të tmerrshëm këtë sezon në Premireligë, duke arritur vetëm dy fitore pas tetë ndeshjeve.

Kjo fundjavë nuk do të jetë e lehtë për ‘Djajtë e Kuq’ që presin liderët dhe rivalët e Liverpoolit në ‘Old Trafford’.

Liverpool janë favorit për të fituar këtë përballje, që do të sillte edhe më shumë telashe për Manchester United.

Nëse Everton, Southampton dhe Newcastle United fitojnë të shtunën, ndërsa Brighton dhe Aston Villa barazojnë dhe Manchester United humbasin me dy ose më shumë gola ndaj ‘The Reds’, skuadra e Solskjaer do të zhvendoset në pozitën e 18 në Premierligë./Lajmi.net/