Fundjava nis më herët për Rita Orën, ka një pyetje për fansat

Rita Ora ndau një imazh atraktiv me fansat.

ShowBiz

23/04/2021 18:16

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po vazhdon të qëndrojë në Australi, ku udhëtoi për të qenë pjesë e “The Voice”, shkruan lajmi.net.

Artistja, së fundi ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq joshëse teksa ishte veshur me veshje sportive.

Ajo veshi tuta rozë dhe bluzë të bardhë, kostume këto nga marka “Disclaimer”.

Me këtë imazh Rita iu uroi fansave një fundjavë të mbarë, ndërsa i pyeti se cila është kënga e preferuar nga mini-albumi i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Fundjavë e hershme. Cila është kënga e juaj e preferuar nga mini-albumi “Bang”, shkruan ajo.

Kujtojmë se në videoklipin e këngvs “Bang”, Rita Ora u shfaq e veshur me kostume tradicionale shqiptare. /Lajmi.net/

YouTube player