Fundjava në futbollin evropian – sot luajnë Juventusi dhe PSG

Futbolli evropian do të vazhdojë edhe këtë fundjavë me ndeshje interesante.

Sport

21/05/2022 08:08

Tanimë kur ka mbetur xhiroja vendimtare në shumë prej ligave evropiane, ende nuk është e sigurt renditja tabelare për disa skuadra.

E kjo nuk vlen edhe për Juventusin dhe Paris Saint Germain të cilat i kanë “betonuar” pozitat e tyre në ligat respektive, transmeton lajmi.net.

Juventusi, larg pritshmërive, gjendet në pozitën e katërt në Serie A dhe sonte, më fillim nga ora 20:45 do ta ketë përballë Fiorentinën.

PSG në anën tjetër e ka siguruar titullin kampion në Francë dhe ndeshja kundër Metz nuk vlen veçse për formalitet.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

Ndërkohë, ndeshjet nga Premier League do të luhen nesër. /Lajmi.net/