Fundi i gërshetave, Timoshenko me stil të ri flokësh

Paralelisht me karrierën politike, ish-kryeministrja e Ukrainës dhe tash kandidate për presidente, Julija Timoshenko, ka zgjuar kërshëri edhe me frizurën e saj, përkatësisht me flokë të rregulluar në formë gërshete. 

Bota

24/05/2014 23:39

Gërsheta që i barti Timoshenko, deri para pak kohësh, ishin inspirim për një numër të madh grash që kopjonin stilin e saj të flokëve. Në mesin e tyre ka qenë madje edhje Beyonce, por ngado dëgjoheshin komente se gërshetat nuk i rrinë mirë askujt si Julia Timoshenkos.

Ish-kryeministrja e Ukrainës u detyrua të ballafaqohet me gjykime dhe me dënim me burg, por ndryshimet politike e shoqërore në Ukrainë sollën lirimin e saj nga burgu.

Tashti, si kandidate për presidente, ajo do të ballafaqohet pos tjerësh edhe me miliarderin Petrou Poroshenko.