Ftohen mjekët e vaksinuar në Kukës të marrin dozën e dytë në Kosovë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars 2021 të paraqitën më datë 24 maj 2021 duke filluar nga ora 12:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

Lajme

22/05/2021 21:00

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjes së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës. Ndërsa ata të cilët e kanë marrë me datë 27 mars 2021 do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e FSShK-së.

Kujtojmë se 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me AstraZeneca në Kukës.