Ftesë nga Serbia për Stavilecin
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci është ftuar nga homologu i tij serb, Dragan Glamoćić, për të qenë pjesëmarrës në takimin e shtatë vjetor të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal në Evropën Juglindore.

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Blerand Stavileci është ftuar nga homologu i tij serb Dragan Glamocic në një konferencë rajonale.
Ministri Stavileci ëhstë ftuar që të marrë pjesë prej 14- 16 nëntor në Kopaonik të Serbisë për të marrë pjesë në takimin e shtatë vjetor të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rurale Rajonal në Evropën Juglindore
Në këtë vit, kryesuese e këtij grupi është Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ndërsa ditën e nesërme ministri Stavileci do t’ia dorëzojë kryesimin grupit rajonal për vitin 2014, ministrit të Bujqësisë së Serbisë, Dragan Glamocic.
Përmes këtij grupi nënshtetëror, Shtetet e Evropës Juglindore po e forcojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Njëkohësisht ata po i përafrojnë reformat rreth Politikës së Përbashkët Bujqësore, për t’i përshpejtuar proceset integruese në BE.