FSSHK kërkon unitet nga politika kosovare në luftën kundër koronavirusit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë spektrin politik duke filluar nga presidenti, kryetarja e Parlamentit, kryeministrit në detyrë, të gjitha partitë politike, që të jenë unik në marrjen e masave shtrënguese me qëllim të parandalimit të shtrirjes së infeksionit Covid-19 në gjithë vendin.

Lajme

02/04/2020 13:03

“Jemi të bindur se duke i respektuar këto masa do të mund t’ia dalim që ta menaxhojmë situatën e jo të ndodhë ashtu siç po e shohim në shtetet si Itali, Spanjë e në vendet e tjera ku sistemi shëndetësor është para kolapsit për shkak se nuk janë marrë masa parandaluese”, thuhet në deklaratë.