FSK zbulon dhe konfiskon sasi të madhe armësh në Graçanicë

Njësiti i EDO-së së FSK-së, ka konfiskuar kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe armësh në fshatin Provec të Graçanicës.

Lajme

06/03/2015 16:21

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës njësiti i FSK-së,  ka gjetur dhe konfiskuar 1520 copë fishekë të calibrit 7.62 për mitrolez, 300 copë fishekë të calibrit 7.62, dy granatë dore, një granatë pushke, tre granata për minahedhës si dhe tre sënduk për municion të mitralozit.

Sipas Policisë, njësiti i EDO-së së FSK-së kanë bërë tërheqjen e të gjitha mjeteve të dyshuara.