FSK përfundon “Kampin Rinor 2015”
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në ‘Kampin Rinor 2015’ që ka filluar më 1 qershor.

Lajme
Në kampin veror morën pjesë 46 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e Kosovës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, me këtë rast, i ka përshëndetur nxënësit dhe oficerët e FSK-së.
Nxënësit pjesëmarrës në Kampin rinor u shprehen shumë të emocionuar për qëndrimin e tyre një javor në KDS, ku shumica shprehen se do të dëshironin të ishin pjesë e FSK-së, në të ardhmen, pasi që jeta ushtarake iu pëlqen shumë.
Kampi Rinor 2015 është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit.