FSK nga viti i ardhshëm shndërrohet në FAK

Ky do të jetë parakalimi i fundit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu premtoi sot Kryeministri Hashim Thaçi.

Lajme

17/02/2014 12:21

Parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues në Sheshin “Zahir Pajaziti” ishin momentet jashtëzakonisht emocionuese për qytetarë që po shënonin bashkë me institucionet gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Trupat e FSK të rreshtuara për nder të kësaj feste në Sheshin që mban emrin e Heroit të Kombit “Zahir Pajzati” u inspektuan nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjag.

Pjsëtarët e FSK’së në prani të drejtuesve më të lartë të shtetit të Kosovës dhe të shumë qytetarëve i bën nderimi atdheut duke ngritur flamurin shtetëror dhe intonuar himnin e Republikës së sot mbushi 6 vjet.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky do të jetë parakalimi i fundit i FSK’së, për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ai premtoi se ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Që nga themelimi i FSK’së kanë kaluar 5 vjet dhe bashkë me zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë edhe FSK’ja është ngritur, zhvilluar dhe është bërë më e fortë dhe më profesionale”.

“Që nga themelimi i FSK’së ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, prandaj sot edhe njëherë si Kryeministër ju uroj dhe përgëzojë për punën e jashtëzakonshme”.

“FSK’ja mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm”.

“Të nderuar oficer të FSK’së, kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, kur ne e shohim parakalimin e FSK’së me emrin e saj të deritanishëm”.

“Tash është koha të vazhdojmë më tutje, në një kapitull të ri. Tash është koha kur duhet të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetit tonë. E kjo do të nënkuptojë ndryshime të rëndësishme, në mandatin, misionin dhe madhësinë dhe strukturën e saj”.

“Kjo do të thotë një emër i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Na ndanë një kohë shumë e shkurtër, javë apo muaj, nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.”

“Pra, një kohë shumë e shkurtër na ndanë nga forca e re, e cila do t’i ketë kapacitetet e mbrojtjes dhe do të ketë një mandat të ri, madhësi dhe strukturën e re”.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe do të ndihmojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit në vend.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të jetë e gatshme dhe të afta që të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës, do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarëve të saj dhe pronën e tyre”.

“Forcat e Armatosura të Kosovës, do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global. Aftësia që ne ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë, është gjithashtu parakusht për integrimin e suksesshëm të shtetit të Kosovës në strukturat euroatlantike”.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi vunë kurora lulesh pranë shtatorit të heroit Zahir Pajaziti.

Jahjaga tha se në këtë gjashtë vjetor të pavarësisë duhet të dëshmojnë se po ruajmë vlerat e gjeneratave të tëra që u sakrifikuan. Ajo tha se Kosova ka shkuar të tashmen me paqe me ndihmën e miqve ndërkombëtar.

“17 shkurti shënon historinë e pakthyeshme dhe të pamohueshme të shtetit të Kosovës”.

Presidentja vlerësoi se pavarësia e Kosovës është garantuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Ambasadorja e Amerikës, Tracey Ann Jacobson, e cila ishte e pranishme në Paradën e Pavarësisë, tha se SHBA’ja do të vazhdojë të mbështesë edhe më tutje Kosovën.

Ambasadorja Jacobson tha se është në duart e popullit të Kosovës që të ndërtojë themelet e forta të shtetësisë.

“Për të pasur sukses nevojitet kontributi i të gjithëve, pa marrë parasysh etninë, lidhjet politike, apo gjendjen sociale”.

“Nevojitet fryma e bashkëpunimit”.

“E dimë, që Kosova ka shumë sfida para vetes. Ne besojmë që zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbajnë vrullin pozitiv të zgjedhjeve lokale”.

“Natyrisht forcimi i sundimit të ligjit mbetet prioritet dhe për këtë gjë ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë”.

“Dhe, nga zemra ime si Ambasadore, si miq, dhe si tifoz të Kosovës, urime dhe gëzuar Dita e Pavarësisë”, tha në fund të fjalimit të saj, Ambasadorja Tracey Ann Jacobson.