FSHF: Gjithçka për Januzajn
Pas intervistës së babait të talentit të Manchester United, Adnan Januzajt, Abedinit, i cili akuzoi rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për mungesën e interesimit për mesfushorin e talentuar, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit. FSHF ka publikuar një komunikatë ku ka pranuar ‘fajin’, dhe shprehu gatishmëri të plotësojë çfarëdo kushti për inkuadrimin e…

Sport
Pas intervistës së babait të talentit të Manchester United, Adnan Januzajt, Abedinit, i cili akuzoi rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për mungesën e interesimit për mesfushorin e talentuar, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.
FSHF ka publikuar një komunikatë ku ka pranuar ‘fajin’, dhe shprehu gatishmëri të plotësojë çfarëdo kushti për inkuadrimin e Januzajt në ekipin kuqezi.
“Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e Federatës Shqiptare te Futbollit rreth talentëve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnan Januzaj. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Manchester United është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediale, rrallë herë konkrete e më ne fund gati të paqarta. Në mes të dy “brigjeve” , talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjinë dhe të kaluarës së tij familjare”, shkruan në komunikatën e FSHF-së.
“Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë. Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron te merret me shpjegime anësore te heshtjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e Kombëtares tonë dhe të kontribuoj në të ardhmen për futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares do të vijoj punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuqezi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”, thuhet në vazhdim.
Abedin Jauzaj deklaroi se FSHF ia ka mbyllur vetes dyert me mos interesimin për Adnanin dhe vuri në dyshim serioz inkuadrimin e tij në Kombëtaren e Shqipërisë.