Fshesa e Milanit

Përveç trajnerit Clarence Seedorf, Milan do t’i largojë nga klubi edhe disa futbollistë që kishin raport më të afërt me strategun holandez. Robinho, Michael Essien dhe Urby Emanuelson nuk do të jenë më në San Siro.

Sport

31/05/2014 13:39

Milan është në kërkim të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Filippo Inzaghi pritet të emërohet në postin e trajnerit në vend të Clarence Seedorfit, por ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim.

Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Rossonerët, përveç Seedorfit do të largojnë edhe disa futbollistë që ishin më të lidhur ngushtë me strategun holandez.

Robinho, Michael Essien dhe Urby Emanuelson janë treshja që pothuajse sigurt nuk do të jetë në San Siro në edicionin e ardhshëm. Italianët do të mbeten, së bashku me Keisuke Hondan dhe Leite Kakan.

Ndërsa, nuk ka konfirmime rreth spekulimeve se Milan konsideron shitjen e sulmuesit kryesor Mario Balotelli. Por, në rast të ndonjë ofertë të madhe, kurrë nuk i dihet.