Fshati merr një vendim për imamin që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e kryeministrit

Kryesia e fshatit Fortesë të komunës së Rahovecit ka kërkuar shkarkimin e hoxhës Bedri Bytyçi nga kjo kryesi

Lajme

17/06/2018 14:37

Kjo, për shkak se imami kishte bërë deklaratë skandaloze lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinaj, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin të gjithë e njohin si veprimtar të çështjes kombëtare.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa lexues të cilët kanë thënë se me të lexuar deklaratat e Bytyçit, kryesia e fshatit është mbledhur dhe ka dalë me vendim për shkarkim të këtij hoxhe.

I njëjti, pasi iu bë publik në media, ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook.

Gazeta Blic ka bërë përpjekje që të marrë një qëndrim nga ai lidhur me rastin, por ai ka refuzuar të përgjigjet.