Fshati i quajtur “Vriti Çifutët” merr vendim për ndryshim të emrit

Fshati i vogël spanjoll, i quajtur Castrillo Matajudios, që në përkthim bukval do të thotë Vriti Çifutët, të dielën ka dalë në referendum dhe ka vendosur për ndryshimin e emrit.

Bota

26/05/2014 01:01

 Duke vlerësuar që emri i tillë ia prish imazhin fshatit, ata vendosën që këtë ta bëjnë me referendumin,  në ditën kur u votua edhe për europarlamentarë.

“Me emër të tillë kur udhëtojmë diku gjithnjë duhet të sqarojmë origjinën e emërtimit të fshatit, sepse të gjithë na thonë që jemi nga vendi ku vriten çifutët”, deklaroi kryetari  Lorenzo Rodriguez.

Në këtë fshat me 56 banorë me të drejtë vote, votuan 52 sish, nga të cilët për ndryshim të emrit u deklaruan për ndryshim të emrit.  

Rodriguez tha se më 3 qershor do të nisë procedurën zyrtare për ndryshimin e emrit të fshatit që gjendet 260 kilometra në veri të Madridit.

Emri i këtij fshati daton nga viti 1627, kur hebrenjve iu dha urdhër që të ndërrojnë fenë deh të bëhen katolikë, në të kundërtën duhej të largoheshin.  

Ata që patën mbetur u ballafaquan me inkuizicionin spanjoll, dhe shumë sish u dogjën në turmën e drunjve.

Ndonëse çifutët janë vrarë në atë rajon, shumë hulumtues mendojnë që këtë emër në fakt ia kanë dhënë banorët çifutë të cilët kishin kaluar në katolicizëm, pasi që me këtë emërtim donin të bindnin autoritet e asaj kohe se e kanë hedhur tej judaizmin dhe se janë bërë katolikë luajalë.