“Fryma Rugoviane”, peticion për shkarkimin e Isës
Aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës po kërkojnë shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Lajme
Janë aktivistët të cilët e quajnë vetën “Fryma Rugoviane” e të cilët janë të revoltuar nga humbja në zgjedhjet nacionale të mbajtura me 8 qershor.
Jo vetëm për këtë, ata edhe për humbjet në zgjedhjet lokale dhe humbjet në zgjedhjet e parafundit nacionale po kërkojnë shkarkimin e Mustafës përmes një peticioni.
Indeksonline mëson se peticioni në fjalë ka filluar të nënshkruhet nga ora 15:00 e ditës së sotme, ndërsa deri më tani kanë arritur mbi dy mijë nënshkrime nga aktivistë të LDK-së, të cilët nuk po e duan më Isa Mustafën lider për partinë e tyre.