Frikë te Barcelona, Dembele ka një lëndim të ri

Ousmane Dembele ka sjellë një problem të ri te Barcelona.

Sport

13/04/2021 10:15

Sulmuesi francez ka një lëndim të ri, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Dembele i cili luajti titullar në El Clasicon e fundit të humbur me rezultat 2:1 ankohet në një lëndim në ijë.

Nëse konfirmohet shkalla e dëmtimit, Dembele do të mungojë për disa ndeshje, shkruan “Sport”.

Mungesa e tij do të peshojë tek skuadra e Barcelonës që është rikthyer në garë për titull në La Ligë. /Lajmi.net/