Frikë nga vjedhja e shqiptarëve

Zyrtarë të Listës “Serbe” në Graçanicë shfaqin shqetësim se votat e tyre në zgjedhjet lokale në Kosovës, do të mund të manipulohen nga shqiptarët. Ata kërkojnë të kenë një vëzhgues në KQZ.

Lajme

07/10/2013 15:44

Kandidati i “listës serbe” për kryetar të komunës së Graçanicës, Branimir Stojanovic shpreh shqetësim se votat e tij do të mund të vidhen nga shqiptarët, në rast se ky subjekt politik nuk do ta ketë vëzhguesin në qendrën për numërimin e votave.

Stojanovic, ka thënë se delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë dakorduar në Bruksel se lista “Serbe” do të mund të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

“Një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, kështu që Prishtina është duke e shkelur marrëveshjen e arritur në Brukselit. Shpresoj se pas takimit të sotëm në mes të Thaçit dhe Dacic’it, do të zgjidhet ky problem dhe se që nga e marta ne të kemi përfaqësuesin tonë. Në të kundërtën, nuk do të mundemi ta kontrollojmë procesin zgjedhor. Frika na thotë: nuk është e rëndësishme kush voton por kush i numëron votat”, ka thënë Stojanovic, transmeton “Novosti”.

“Përderisa KQZ zyrtarisht ka deklaruar se në listën e votuesve vazhdon të mbetën mbi  1.7 milionë, tregon se këtu ka hapësire të mjaftueshme për manipulime”.