Frikë nga Rusia, qytetari gjerman ndërton bunker anti-bërthamor

 

Policia në Gjermani ka gjetur një bunker për mbrojtje nga sulmet bërthamore, i ndërtuar nga një person privat, i cili frikohej nga ndonjë sulm eventual i Rusisë. Atij gjithashtu iu gjetën të paktën edhe 140 armë të ndryshme, në objektin anti-atomik, ku kishte planifikuar ta fshehte familjen e tij, në rast të ndonjë sulmi eventual. 

Bota

23/11/2014 16:50

Elektricisti 59-vjeçar është arrestuar nën akuzat për ruajtjen e armëve të paligjshme dhe eksplozivit që fshihej në bunkerin e tij të ndërtuar pranë shtëpisë së tij në komunën Kelheim në Bavari.

Policia në këtë rast konfiskoi 80 pushkë, 60 pistoleta, dy mitrolozë, 20.000 copë fishekë dhe rreth 40 kilogramë të substancave për prodhimin e eksplozivëve, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Regensburgut, një qytet aty pranë, tha se i dyshuari nuk arriti të sigurojë leje ligjore për arsenalin e tij.

Inxhinier elektrik i kishte strehuar armët e tij në bunkerin me mure rreth 40-centimetra të trashë.

Njeri, i identifikuar vetëm si Max S. nga gazeta Bild e Gjermanisë, i tha policisë se ai donte ta mbronte familjen e tij nga sulmet e mundshme bërthamore. Sipas medias, ai kishte 12 fëmijë.

“Ai kishte frikë të rrezikut që paraqet një nga fuqitë më të mëdha në Europën Lindore. Ai kishte frikë nga Rusia”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Hetimi thotë se personi i arrestuar nuk ka të kaluar ekstremiste apo shenja të ndonjë sëmundje mendore. (lajmi.net)