Frika për ta kundërshtuar shefin – analistët komentojnë rizgjedhjen e Isa Mustafës
Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi sot kryetarin e saj.
Lajme
Në një atmosferë të tensionuar, dhe mungesë kundërshtarësh politik, Isa Mustafa fitoi edhe një mandat në krye të LDK-së, shkruan lajmi.net.
Kjo u komentua në mënyra të ndryshme nëpër qarqet politike në Kosovë. Më së shumti, zgjedhja e Mustafës në krye të LDK-së u cilësua si akt jo demokratik.
Analisti politik, Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, thotë se të tjerët në LDK, nuk guxojnë ta kundërshtojnë Mustafën.
“Këta tuten me e kundërshtu Isa Mustafën, a gjithë ditën flasin qysh kanë me e luftu. SHIK’unMegjithatë, LDK është parti e rujtne. Veç do pleq po e vozitin”, ka shkruajtur Mushkolaj në dy postime në Facebook.
E njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani thotë se LDK-ja nuk dallon asgjë nga partitë tjera.
Demokracinë në këtë parti, ai e quan moniste, teksa përmend bandat që punojnë për shefin e tyre, që e emërtojnë lider.
“Ne zhvillimet bashkohore demokratike perendimore nuk ka kryetar konsensual, por ka gare demokratike e me se paku 2 kandidatve per kryetar, konsensusi ne forme sjelle mendim monist, te shoqerive te kaluara, vendosja e nenit ku thuhet 50 +1 kerkohet per kandidatur eshte kriter per zgjedhje e jo per kandidatur, ky subjekt pra LDK nuk dallon nga partite tjera ne Kosove, LDK pa demokracidhe moniste dhe parti tjera qe jane banda qe punojne per shefin qe e emertoj lider a kryetar qe eshte simbol i ruajtjese se korrupcionit, ruajtjes se haraqit dhe zhvatjes, pra Kosova u mbet peng i kultures moniste dhe i zhvillimeve te bandave te fshehura me emrin parti politike”, ka shkruajtur Berjani.
Zgjedhja e Isa Mustafës nuk la pa u kundërshtuar as nga oponentët e tij politik, brenda partisë.
Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu madje foli me tona të larta për rizgjedhjen e tij në këtë post.
Ai tha se nuk u lejua që të të kandidojë për kryetar.
Lexo edhe:
Fatmir Sejdiu i acaruar me përjashtimin që ju bë, ia qet të palarat LDK-së në Kuvendin Zgjedhor
Ndonëse u zgjodh kryetar i partisë, Mustafa mund të mos jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
Kështu la të kuptohet ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një postimi në Facebook.
Lexo po ashtu: