Frika e humbjes së identitetit, ndau AAK-në e Nismën nga Vetëvendosje

Ndarja e partive opozitare Vetëvendosjes si vetme në njërën anë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën në anën tjetër, ulë gjasat që partitë në pushtet të dalin në opozitë, i cili ishte njëri nga qëllimet e partive opozitare, vlerësojnë analistët.

Lajme

23/04/2016 11:48

Raportet mes partive opozitare, VV, AAK e Nisma janë prishur që nga muaji mars e cila rezultoi edhe me anulimin e protestës, e paraparë të mbahet me 26 mars.

Ndërsa njëra nga arsyet që ka quar deri tek jo përçarje sipas partive opozitare, kanë qenë dallimet sa i përket përbërjes së listës zgjedhore mes VV-së dhe AAK-së.

Por analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se posti i kryeministrit ka qenë arsyeja e ndarjes. Ai për lajmi.net ka vlerësuar se AAK e Nisma kanë pasur frikë se humbin identitetin e tyre nëse Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.

“Mendojë që arsye kryesore e ndarjes së tyre ka qenë posti i kryeministrit, pasi VV nuk ka qenë e gatshme të ofrojë këtë post, në ndërkohë Vetëvendosje duke qenë partia më e madhe opozitare, AAK dhe Nisma kanë pasur frikë që po humbasin identitetin e tyre në qoftë se VV nuk është në gjendje me sakrifiku”, ka thënë Spahiu.

Edhe politologu Donik Sallova vlerëson se frika e humbjes së identitetit nga AAK e Nisma ka qenë arsye e ndarjes së partive opozitare.

Ai për lajmi.net ka cekur disa arsye pse këto parti janë ndarë, duke përmendur presionet e shumta dhe dallimet konceptuale mes tyre.

Fuqinë politike përballë partive në pushtet do ta kenë më të reduktuar. Nisës dhe AAK-së i pengonte ky unitetit opozitar dhe, kishin frikën se ky unitet, po u humbiste identitetin e tyre.

“Për shkak të presioneve të brendshme dhe të jashtme, për shkak të idealeve të brendshme të VV-së në njërën anë dhe AAK e Nismës në anën tjetër, erdhi momentit për tu ndarë, sidomos pas zgjedhjes së Thaçit President, sikur u dekurajuan AAK e Nisma”, ka thënë ai.

Javën e kaluar AAK e Nisma kanë nënshkruar një marrëveshje për një koalicion të përbashkët parazgjedhor në të cilin synojnë që të kenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare.

Po në atë ditë edhe Vetëvendosje kishte publikuar Alternativen e  përbashkët që synon me dy partitë opozitare dhe shoqërinë civile për ta mundur koalicionin PDK-LDK./ lajmi.net.